Një modele meksikane është arrestuar nga policia për shkak se dyshohet se ka lidhje me një nga krerët e kartelit të Tihuanës.
Maine de la Cruz Rojas u arrestua së bashku me atë që mendohet se është i dashuri i saj, Edgar “El Caiman” Herrera Pardo.
Policia nuk ka bërë të ditur akuzat që rëndojnë mbi ta, por mediat lokale bëjnë me dije se ata kanë lidhje të forta me bosin e madh të drogës Nemesio Oseguera Cervantes, i cili njihet si “El Mencho”.
Karteli i Tihuanës njihet si një nga më të rrezikshmit në Meksikë.
Ish-oficeri i DEA-s amerikane, Mike Vigil, ka thënë në një intervistë se anëtarët e ISIS-it duken si “djemtë e korit të kishës” përpara karteleve meksikane.