Ditën e djeshme u përcoll për në banesën e fundit 20-vjeçarja Sabrina Lekaj.
Vajza e cila 2 javë më parë dyshohet se u vra nga i ati në makinën e saj, u përcoll me pikëllim nga familjarët, të afërmit dhe miqtë e saj.
Varrimi i 20-vjeçares u mbajt në Australi dhe mësohet se i ati i saj, 49-vjeçari, Petrit Lekaj nuk ishte i pranishëm.
Para se të largohej arkivoli, e ëma dhe vëllai i Sabrinës mbajtën fjalime prekëse. Ata kanë kujtuar momentet që kanë kaluar bashkë kur Sabrina ishte gjallë dhe e ëma theksoi se nuk do i thotë kurrë lamtumirë vajzës së saj.
“Motra ime ishte vërtet e dashur dhe e kujdesshme. Ne gjithmonë shkonim kudo bashkë. Ne dikur shkonim në dyqane, park. Ajo dikur bënte shaka shumë. Ne uleshim në dhomat e njëri-tjetrit dhe të dy shikonim TV së bashku. Ajo ishte shumë e zgjuar”, është shprehur i vëllai duke qarë.
“Dua të kujtoj të gjitha ditët e mira dhe të gjitha kujtimet e mira. Shpresoj që të gjithë të mbajmë mend kujtimet e mira. Kurrë nuk do të jetë një lamtumirë, do të ketë vetëm derisa të takohemi përsëri vajzën time të dashur. Unë gjithmonë do t’a mbaj në zemrën time. Unë pata privilegjin të të dua si vajza ime. Por ne ndihemi të lumtur që kemi pasur një shans për t’u njohur, edhe pse ishte vetëm një periudhë shumë e shkurtër e jetës”, u shpreh e ëma, Romina.
Sabrina u gjet e vdekur 2 javë më parë në makinën e saj dhe dyshohet se i ati është autor i krimit të rëndë. 20-vjeçarja kishte dalë të festonte me miqtë e saj në një lokal nate dhe më pas ka ndodhur vrasja.