Kjo pyetjet vlen për të gjithë shqiptarët që kanë lëvizur gjatë muajit të shkuar në Ballkan.
Udhëtarët, turistët biznesmenët kanë lundruar në internet dhe kanë komunikuar në telefon me të afërmit në Shqipëri duke paguar shumë herë më pak se më parë.
Roaming, një nga faturat më të kripura për muajmin korrik ka qenë 99% më lirë.
Një muaj pas kësaj nisme, sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu shkruan në llogarinë e saj në Instagram: “Shihni faturën e korrikut dhe na kujtoni. Për këdo që udhëton në Kosovë, Mal të Zi, Serbi, Maqedoninë e Veriut, Bosnje-Hercegovinë dhe Shqipëri, mund të keni paguar shtrenjtë gjithfarë faturash, por jo më të telefonit! Fol si n’shpi. Këtë verë mund ta hapësh internetin e celularit pa frikë, sepse çmimet e roaming në Ballkanin Perëndimor janë 99% më lirë, kështu që mund të lundrosh në internet dhe të flasësh më shumë, por të paguash më pak”.
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit rajonal kujton se në 2021 kjo tarifë do të bëhet zero.
Nga ana tjetër për marrëveshjen e arritur mes vendeve të rajonit, komisionerja evropiane për Ekonominë dhe Shoqërinë Dixhitale, Mariya Gabriel, reagoi përmes një postimi në Twitter: “Marrëveshja e Re Rajonale e Roaming #RRA mundëson ulje të ndjeshme të tarifave të roaming në Ballkanin Perëndimor. Ky është hapi i parë për një roaming si në shtëpi brenda rajonit dhe gur i rëndësishëm nga Axhenda Dixhitale për Ballkanin Perëndimor”.