Dashi
Hëna do të jetë në anën tuaj dhe kjo do të thotë se mund të ketë rikuperim pas të hënës, e cila ka qenë mjaft e rënduar. Takimet janë mjaft të favorshme. Këshillohet vetëm që të bëni kujdes në dashuri dhe të shmangni gjykimet e nxituara.
Demi
Sa i takon punës, vështirësitë nuk do të mungojnë. Mirëpo bëni mirë që ti besoni instinktit, pa u ndikuar nga të tjerët. Nga ana tjetër këshillohet që të mos lodheni dhe të bëni vetëm atë që është vërtetë e nevojshme.
Binjakët
Ju pret një periudhë mjaft e mirë sa i takon ndjenjave, ndërkohë që problemet nuk do të mungojnë në sferën profesionale dhe financiare. Ndaj përqendrohuni tek dashuria dhe ndjenjat, të cilat do t’iu bëjnë të ndiheni mirë. Për gjithë ata që janë vetëm, mjaft të favorshme, janë takimet.
Gaforrja
Jeni duke jetuar një situatë tejet të sikletshme, pavarësisht se po mundoheni që të largoni çdo gjë që nuk ju bën mirë, si në sferën personale edhe në atë profesionale. Ndikimi i Saturnit në shenjën tuaj do ju krijojë jo pak probleme, gjë që do të reflektohet edhe në dashuri.
Luani
Mund të përballeni me momente nervozizmi! Mundohuni që ti lini gjërat që të rrjedhin normalisht dhe mos e shkatërroni atë që për iu është një periudhë shumë e mirë. Bëni mirë që problemet ti shtyni për më vonë.
Virgjëresha
Takimet janë mjaft të favorizuara dhe mund ti japin një kthesë të rëndësishme jetës suaj. Këshillohet që ti lini më shumë hapësirë ndjenjave. Megjithatë mos u përqendroni vetëm tek dashuria, por edhe tek familja.
Peshorja
Do të përballeni me një sërë problemesh në sferën profesionale. Presionet në punë, do të kushtëzojnë jetën tuaj, për shkak se po mundoheni që të rifitoni terren. Me shumë mundësi do të ketë zhvillime të reja.
Akrepi
Pavarësisht se kjo është një periudhë e mirë, do të ndiheni disi konfuz. Bëni mirë që të qëndroni larg rreziqeve dhe larg personave që mund të mos jenë të sinqertë me ju, pasi tjetër gjë është urrejtja dhe krejt tjetër gënjeshtrat.
Shigjetari
Jeni duke jetuar një periudhë të bukur, gjatë së cilës janë mjaft të favorshme takimet, si në nivelin profesional edhe në atë personal. Mundohuni vetëm që të mos e teproni dhe nëse bëhet fjalë për ndjenjat, shmangni përfshirjen në dy histori paralele.
Bricjapi
Këshillohet që të jeni mjaft të kujdesshëm lidhur me sferën profesionale dhe shpenzimet. Kjo pasi mund të ketë shpenzime të papritura, të cilat vështirë se do i përballoni. Bëni kujdes maksimal me hapat që do të hidhni pa menduar mirë.
Ujori
Kjo është një ditë e mbushur me tension dhe nervozizëm, por është një periudhë tranzitore, pasi fatmirësisht me kalimin e ditëve situata do të qetësohet. Mundohuni vetëm që të mos kapeni me të tjerët të cilët i akuzoni se po ju fusin në kurth, pasi me gjasë jeni ju që keni frikë se mos gaboni. Edhe në dashuri do të ketë ndonjë problem.
Peshqit
Këshillohet që ta lini veten të lirë dhe të shijoni ditën, madje të gjithë javën. Fatmirësisht do të arrini që të gjeni mënyrën për të jetuar emocione të reja dhe të përfshiheni në situata të bukura. Raportet ndërpersonale janë mjaft të favorizuara.