Sport Sarri diagnostifikohet me pneumoni, në dyshim ndeshja kundër Parmës

Sarri diagnostifikohet me pneumoni, në dyshim ndeshja kundër Parmës

Trajneri i Juventus Maurizio Sarri është diagnostifikuar dhe tani po kurohet për pneumoni.

60 vjeçari humbi ndeshjen miqësore ndaj Trietina-s ku fillimisht mendohej se ioshte vetëm një grip. Pasi u ndje më mirë, testimet e mëtejshme diagnostikuan pneumoni dhe trajtimi i konfirmuar nga Juventus ka filluar.

Juventus do të luajë në transfertë kundër Parmën për ndeshjen e tyre hapëse në Serinë A të shtunën dhe nuk është e qartë nëse Sarri do të jetë në krye.

Pneumoni është pezmatimi i mushkërive i shkaktuar nga infeksioni bakterial ose viral, në të cilin qeset e ajrit mbushen me qelb dhe mund të bëhen të ngurta. Inflamacioni mund të prekë të dy mushkëritë (pneumoni të dyfishtë), një mushkëri (pneumoni të vetme), ose vetëm lobe të caktuara (pneumoni lobare).

Italiani u bashkua me Chelsea nga Napoli në korrik 2018 dhe fitoi Europa League me klubin londinez gjatë një sezoni të tij në Stamford Bridge. Tek Juventus ai zëvendësoi bashkëatdhetarin Massimiliano Allegri.