Historiani Arben Llalla e quan librin e fundit të Panajot Barkës, si një botim që nxit nacionalizmin.
“Ky është libri i autorit grekofon Panajot Barka i cili nxit urrejtje etnike dhe fetare midis grekëve dhe shqiptarëve. Autori grekofon Barka tenton të hedhë hije dyshimi mbi identitetin e shqiptarëve, origjinën e tyre si racë e përzier me arabët si dhe dyshime mbi origjinën e Skënderbeut dhe flamurit kombëtar të shqiptarëve.
Panajot Barka tenton të mohojë çdo gjë të shqiptarëve deri në akuzë se shqiptarët janë ardhacakë që kanë ardhur me osmanët në Ballkan dhe islamizuan grekofonët në Epir. Libri i Barkës bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë. Çështja është Ku është Akademia, Profesorët, SHISH, Policia, Prokuroria? Uroj që Panajot Barka të më hedhë në gjyq për këto që po shkruaj ashtu siç ka hedhur gazetarët gjinokastrit”, shkruan Llalla në faqen e tij në Facebook.