Kuriozitete  “Zoti i kaosit dhe errësirës” i afrohet Tokës, shqetësohet NASA

 “Zoti i kaosit dhe errësirës” i afrohet Tokës, shqetësohet NASA

Një asteroid apokaliptik mund të godasë Tokën brenda 50 viteve të ardhshme. Bëhet fjalë për shkëmbin hapësinor “Apophis”, i emërtuar i tillë sipas perëndisë egjiptiane të kaosit dhe errësirës, për të cilin NASA është e shqetësuar pasi është në një kurs përplasjeje me tokën.

Shkëmbi hapësinor,  i cili është më i gjatë se Kulla Eifel, pritet të bëjë disa kalime të afërta në Tokë, ku më i rrezikshmi prej të cilëve është në vitin 2068.

Me anë të një videoje ilustruese tregohet saktësisht se çfarë do të ndodhë nëse Apophisi godet Tokën.

Çuditërisht, nuk është një lajm i mirë për njerëzimin.

Në video, shihet se si ky asteroid përplaset me tokën në oqeanin Atlantik, midis jugperëndimit të SHBA dhe veriut të Amerikës së Jugut. Sipas NASA ky shpërthim është i barabartë me 65,000 bomba bërthamore si të Hiroshimas.

Në vetëm disa orë, zjarri gjigant që do të shpërthente nga goditja e asteroidit, do të përhapej deri në Kansas, me një rreze gati 2.500 milje larg nga epiqendra. Asteroidi së pari godet dhe më pas dërgon fragmente nga përplasja përsëri në hapësirë.

Shkencëtarët rusë kanë frikë se Apophis, emri i plotë Apophis 99942, mund të përplaset në Tokë me shpejtësi 15,000 km në orë.

Ata thonë se goditja vdekjeprurëse më e rrezikshmja e këtij shkëmbi do të ndodhë rreth vitit 2068.

“Sidoqoftë, nuk është koha për panik pasi Apophis ka vetëm një shans “një-në-250,000” për t’u përplasur me planetin tonë”, sipas NASA.

“Apofisi ka qenë një nga ata trupat qiellorë që ka kapur interesin e publikut që kur u zbulua në vitin 2004“, tha Steve Chesley i NASA.

Shkëmbi hapësinor 370 metra i gjerë u zbulua në qershor 2017.

Ai u vu re vetëm përmes një teleskopi hapësinor, në Hawai, i cili në atë kohë iu afrua planetit tonë vetëm 548,000 milje larg, që sipas ekspertëve ishte relativisht afër në aspektin hapësinor dhe mund të kishte shkaktuar kaos nëse e godiste Tokën.

Një gjë është e sigurtë që Apophis do të kalojë përsëri afër Tokës, por ajo që është e pasigurtë për shkencëtarët, është shpejtësia dhe se sa afër do të vijë fluturimi i radhës.

Me anë të një tabele janë dhënë disa nga asteroidet që do ti afrohen tokës gjatë viteve në vazhdim ku më i afërti shihet të jetë “2009 JF1”, i cili aktualisht po lëviz në hapësirë me një shpejtësi rreth 59,000 km/h.

Asteroidi pritet të afrohet në Tokë në 6 maj 2022 dhe do të jetë rreth 7.9 milion milje nga qendra e planetit tonë. Edhe pse 2009 JF1 pritet të fluturojë  larg Tokës, ESA (Agjensia Europiane e Hapësirës) pranoi se asteroidi ka ende  shanse të përplaset në Tokë.