Eris Doko, bashkëshorti i Orkida Drizës, sekseres së fondacionit “Besa”, ka dhënë sot dëshminë e tij për skandalin që ka përfshirë këtë fondacion. Doko theksoi se është mashtruar nga drejtuesit e fondacionit dhe se ai dhe bashkëshortja e tij kryenin rolin e sekserit.
Ai deklaroi përpara mediave se për personat që dërgonte në fondacion përfitonte 20 mijë lekë të vjetra. Më shumë se 100 persona tha Doko se ka çuar te “Besa”.