Aktualitet Mbushi tregun me ‘lëngun e përdhunimeve’, arrestohet shqiptari i rrezikshëm në ishullin...

Mbushi tregun me ‘lëngun e përdhunimeve’, arrestohet shqiptari i rrezikshëm në ishullin e famshëm grek

Një 26-vjeçar me origjinë nga Shqipëria është arrestuar prej Departamentit të antidrogës në ishullin e Mykonos, nën akuzën e shpërndarjes se substancave tepër të rrezikshme për përdoruesit.

Sipas policisë, 26-vjeçari shqiptar, i quajtur Aleksandër (emri nuk jepet i plotë prej policisë), i cili shërben si punonjës i aeroportit të ishullit të njohur turistik grek,u arrestua mbas një operacioni të posaçme të forcave të antidrogës se Selanikut dhe Athinës, ekipe të cilat kishte shkuar apostafat në ishullin Mykonos, për arrestimin e tij.

Prej hetimeve me metoda speciale dhe survejim disa ditor, u bë i mundur arrestimi i 26 -vjeçarit,në banesën e të cilit u gjet sasia prej më shumë se 1 litër të lëndës GBL, ose ndryshe shurupit të përdhunimeve, një lënde, e cila përdoret gjerësisht kohët e fundit ne baret e ishullit të famshëm grek, për të krijuar gjendje ekstaze dhe rritje të dëshirës seksuale.

Eksperte të luftës kundër narkotikeve,thonë se GBL, konsiderohet si një ndër lëndët më me shume efekte negative për përdoruesit, pasi siç thonë, janë konstatuar një numër i madh i abuzimeve seksuale dhe përdhunimeve, të kryera prej përdorimit të kësaj droge.

Viktimave iu hidhet pa dijeninë e tyre në pije një sasi e kësaj droge dhe në vazhdim janë denoncuar dhjetëra abuzime dhe përdhunime, të cilat kohët e fundit janë raportuar në këtë ishull, duke dëmtuar famën e ishullit, por edhe duke dëmtuar arkat e shoqërive të sigurimit, për post dëmit psikologjik të pa riparueshëm që iu bëhet viktimave të këtyre abuzimeve.

Ekspertet thonë se përdorimi i saj, përveç se shtyn përdoruesin në akte seksuale, i heq viktimës edhe kujtesën për atë akt.

Policia greke thotë se autori kishte përfituar shuma të mëdha parash, duke shitur lenden e sipërpërmendur. Ai konsiderohet si një ndër trafikantet më të rrezikshëm të arrestuar me këtë lloj droge ndonjëherë në Greqi, ndaj dhe lajmi për bllokimin e lëndës narkotike, pati jehonë edhe në mediet vendase.