Zyrtarët e NASA-s thanë që ata janë zotuar që të dërgojnë gruan e parë në Hënë deri në vitin 2024, duke promovuar kështu rolin e femrës në hapësirë.
Duke folur në një ngjarje të fundit të organizuar për të nderuar sipërmarrjen e grave, zyrtari i NASA-s, Jim Bridenstine tregoi se vajza e tij ishte një faktor motivues dhe se gratë do të shkonin në hënë në të ardhmen.
“Unë kam një vajzë 11-vjeçare. Unë dua që ajo ta shohë veten si dikush që ka mundësitë siç kisha unë”, tha ai.
Aktualisht, vetëm 12 gra janë astronautë në NASA, që është më pak se një e treta e numrit të përgjithshëm të astronautëve. Sfidat dhe pengesat e reja janë shfaqur dhe kanë minuar aftësinë e NASA-s për të dërguar këdo në Hënë në periudhën e ardhshme.
Projekti, i quajtur “Artemis”, referuar perëndeshës greke të Hënës, do të kushtojë 20 miliardë deri në 30 miliard dollarë gjatë 5 deri në 6 vitet e ardhshme, por fondet nuk janë gjetur akoma.
“Një nga sfidat me të cilat duhet të merremi është rreziku politik që NASA pranon kur bën projekte afatgjata”, tha ai.
Opinioni i presidentit amerikan Donald Trump është i panjohur, shkruan The Independent. Në qershor, ai insistoi që NASA të përqëndrohej në misione shumë më të rëndësishme sesa dërgimi i grave në Hënë, siç është të shkosh në Mars.