Bota Erdogani fton Trump për vizitë në Turqi pas tërheqjes amerikane nga Siria

Erdogani fton Trump për vizitë në Turqi pas tërheqjes amerikane nga Siria

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ftoi homologun e tij amerikan, Donald Trump për vizitë në Turqi, ndërkohë që Ankaraja dhe Uashingtoni po afrojnë më shumë marrëdhëniet e tyre për të koordinuar tërheqjen e trupave amerikane nga Siria.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Erdogani kishte ftuar Trump që të vinte për vizitë në vitin 2019 në Turqi.

“Ndonëse nuk është programuar asgjë përfundimtare, presidenti është i hapur për një takim të mundshëm në të ardhmen”, njoftoi Hogan Gidley, një zëdhënës i ekzekutivit amerikan.

“Një delegacion amerikan do të vijë në Turqi këtë javë. Ata do të bisedojnë për mënyrat e koordinimit me homologët e tyre turq”, kishte deklaruar më herët për median zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalin.