Bota Vuçiç: Palmer, një dhëndër serb që do zbatojë vetëm politikën e SHBA

Vuçiç: Palmer, një dhëndër serb që do zbatojë vetëm politikën e SHBA

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha mbrëmë se Përfaqësuesi Special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, do të ndiqte politikën e Uashingtonit me forcë, ndonjëherë edhe brutalisht.

“Më duket qesharake kur thonë se ai është një dhëndër serb, me idenë se do të jetë më i prirur ndaj nesh. Ai do të zbatojë fuqishëm politikën e SHBA, ndonjëherë brutalisht, dhe ne nuk kemi detyra të lehta përpara”,  tha Vuçiç për TV Pink.

Vuçiç theksoi se Palmer është një njeri i aftë, i përgjegjshëm, serioz dhe i zellshëm.