Disa persona janë arrestuar nga Drejtoria e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Hetimin Tatimor, me urdhër të Prokurorisë së Tiranës.
Akuza
Të arrestuarit akuzohen për krijimin e skemave të mashtrimit me TVSH. Abuzimet kanë ndodhur gjatë periudhës 2017-2019 dhe arrestimi i tyre është bërë pas kallëzimit të drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Të arrestuarit dyshohet se kanë krijuar kompani fiktive me qëllim shmangien e detyrimeve ndaj shtetit.
Dyshohet se nga skema e kompanive fiktive përfitonin dhe rimbursimin e TVSH duke i shkaktuar dëm shtetit.
10 në pranga
Pas kontrolleve të banesave janë arrestuar 10 persona, 4 janë shoqëruar dhe 2 në kërkim. Në mesin e tyre janë biznesmenë firmash ndërtimi, të cilët akuzohen për mashtrim me skemën e TVSH-së.
Pritet të ketë edhe arrestime të tjera.