Presidenti Ilir Meta, deklaroi sot para komisionit hetimor parlamentar se anuloi zgjedhjet vendore të 30 qershorit, sepse opozita nuk po merrte pjesë dhe duhej të mbronte të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur.
Veç argumenteve ligjorë, tha se kishte ndikuar në vendimmarrjen e tij për shfuqizimin e 30 Qershorit si data e zgjedhjeve lokale, ishte edhe një informacion sekret, që kishte marrë në rrugë zyrtare se protesta e opozitës e 8 Qershorit, do të shfrytëzohej nga elementë të caktuar, për të djegur selinë e Parlamentit të Shqipërisë.
Për gazetarin Alfred Peza deklarata e Presidenti janë të pavërteta, dhe sipas tij ai që ndaloi përdorimin e dhunës në atë datë ishte një intervistë e zyrtarit amerikan, Mathhew Palmer.
“Nëse do e kishte SHISH, nëse e ka pasur nga shërbimet sekret e para presidenti duhet të bënte denoncimin. Ta çonte çështje në prokurori të njoftonte policinë, etj. Të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, se presidenti ka dashur ta thërrasë për tërmet apokaliptike jo për këtë informacion. Nëse Presidenti i Republikës do ta kishte nga shërbimet, një nga shërbimet që janë aleat me ne janë ato amerikane. Si është e mundur të mos e kishte ditur CIA, apo shërbimet e NATO-s. Ndërsa Palmer atë ditë ka dhënë një intervistë ku thuhej me emër dhe mbiemër që Basha dhe Kryemadhi do mbajnë përgjegjësi nëse ndodh gjë”, tha Peza.