Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në seancën stërvitore të Kombëtares Shqiptare për ndeshjen e sotme me Islandën.
Pas seancës stërvitore, kryeministri Rama zhvilloi një takim me lojtarët e Kombëtares Shqiptare.
Futbollisti i Tiranës, Andi Lila ka ngritur me herët shqetësimin për vendimin e Cakajt për heqjen e pasaportave diplomatike për futbollistët shqiptarë.
Por Rama i garantoi kuqezinjtë se pasaportat diplomatike nuk do të hiqen.
“Kush ju ka thënë që pasaportat diplomatike do të hiqen?”, i tha Rama-Lilës.