Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkujtojnë këtë të mërkurë 18-vjetorin e sulmeve terroriste të Al-Qaeda ndaj kullave binjake në New York.
18 persona u shpëtuan të gjallë nga poshtë gërmadhave, por mijëra të tjerë humbën jetën të nën to. Në total, nga sulmet e 11 shtatorit 2001 vdiqën 2977 persona, përfshi edhe viktimat e sulmit mbi Pentagon dhe një avioni të katërt, që u rrëzua nga vetë pasagjerët heronj në Pensilvani.
Flamuri amerikan qëndron pranë World Trade Center në New York më 11 Shtator 2001, disa orë pas rënies së kullave.
Shefi i Stafit të Shtëpisë së Bardhë njofton Presidentin George W. Bush për avionin e dytë që goditi World Trade Center. Bush po mbante një seminar në shkollën fillore Emma E.Booker në Sarasota, Florida.
Këmbësorët reagojnë ndaj rënies së World Trade Cener, 11 Shtator 2001.
Njerëzit duke u përpjekur t’i shpëtonin flakëve të Kullës Veriore të World Trade Center, teksa ajo digjej. New York City, 11 Shtator 2001.
Tymi pushtoi kullat binjake të World Trade Center, pasi avionët e marrë peng nga terroristët u përplasën në to.
Kulla e dytë e World Trade Center shpërthen në flakë pasi u godit nga avioni i marrë peng në New York City.
Makinat e shkatërruar në rrugë teksa World Trade Center digjej, 11 Shtator 2001.
Zjarrfikësit vijonin punën ndërkohë që kullat binjake ishin shkatërruar tërësisht pas sulmit terrorist të 11 Shtatorit 2001.
Një helikopter kontrollonte dëmet në Pentagon, teksa zjarrfikësit luftonin me flakët, pasi një avion i marrë peng u përplas me zyrat qendrore të Ushtrisë Amerikane jashtë Washington-it, më 11 Shtator 2001.
Foto detaj nga themelet e World Trade Center, e parë në 9/11 Memorial Glade, në Memorialin dhe Muzeun Kombëtar të 11 Shtatorit, në New York.
Një trëndafil krah fotografisë së kreut të Departamentit të Zjarrfikëses në New York, Steven Reisman, në 9/11 Memorial Glade.
Një person ecën në Memorialin Empty Sky në Liberty State Park, më 24 Tetor 2018.
Norma Molina nga San Antonio, Teksas, vendos lule tek emrat e zjarrfikësve të Engine 33 në memorialin e 11 Shtatorit. I dashuri i saj Robert Edward Evans, pjesë e Engine 11, mbeti i vrarë në kullën veriore të World Trade Center.
Tributi i përvitshëm i dritave në Manhattan-in e poshtëm në New York