Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrabimi tha se tetori do ta gjejë drejtësinë shqiptare me një Prokuror të Përgjithshëm dhe Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion të ngritur.
Ibrahimi priti në një takim këtë të martë Christian Lange, Sekretar Shteti në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, deputet në Bundestag, i pranishëm ishte edhe ambasadori gjerman Peter Zingraf.
“Për 9 muaj, KLP ka menaxhuar mjaft procese sfiduese si ngritja e SPAK dhe zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm. Në javët në vijim, duhet të marrim një vendim për sa i përket numrit të prokurorëve me të cilët mund të ngrihet SPAK. Gjithsesi, besoj se tetori do të gjej vendin me SPAK dhe Prokuror të Përgjithshëm”, tha Ibrahimi.
Nga ana e tij, zoti Lange u shpreh se lufta kundër korrupsionit është kushti dhe prioriteti kryesor për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.