Dy persona janë arrestuar për trafik droge gjatë aksionit të koduar “Rrajca” në Elbasan.
A.D. 47 vjeç dhe I.B. 22 vjeç po transportonin me mushkë 55 kg kanabis sativa mbrëmjen e së premtes rreth orës 21:30 në fshatin Rrajcë-Sutaj. Lënda narkotike do të trafikohej përmes kufirit jeshil drejt Maqedonisë së Veriut.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se dy të arrestuarit kishin organizuar trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me disa persona të tjerë.
Grupi hetimor është duke punuar për të identifikuar dhe arrestuar personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Dy të arrestuarit akuzohen për trafik droge të kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.