Në botën e luleve, bukuria është një temë e cila është shumë evazive dhe tepër subjektive, ndaj çdo gjë varet nga preferencat dhe shijet, por që kurrsesi nuk mund të thuhet se një lule është e shëmtuar, apo jo e bukur.
Mirëpo, mrekullia e natyrës ndonjëherë mund t’u japë jetë disa “shakave” shumë autentike. Ndodh për shembull, që petalet dhe pistili i luleve të marrin formën e fytyrës së një majmuni apo formën e një gojë njeriu, por edhe të një zogu gati për fluturim. Janë shumë të rralla, por tërësisht të vërteta.