Që prej shkarkimit nga stoli i Manchester United, portugezi Jose Mourinho ka refuzuar një numër shumë të madh ofertash në drejtim të ti, madje në verë edhe Milanin.
Të paktën kështu ka shkruar së fundmi Goal.com, duke dhënë edhe arsyen e këtyre refuzimeve. Mourinho është në pritje të rikthimit të tij në Madrid, në stolin e Realit.
Zidane është në vështirësi, por skuadra e tij tashmë po reagon dhe me shumë mundësi drejtuesit do t’i japin ende kohë fituesit të 3 Champions League radhazi. E në këtë mënyrë, Mourinho duhet të vazhdojë të shfaqet ende si ekspert ne studiot televizive, në pritje të ofertës së radhës.