Dy zogj po kurohen në një qendër trajtimi për kafshë, pasi gëlltitën tableta me drogëra psikoaktive të hedhura në Parkun e Huntington Beach, thanë zyrtarët.
Autoritetet lokale thanë se javën e kaluar një njeri zbuloi qindra pilula në Carr Park, e më pas pa dy pëllumba duke u përpëlitur.
“Të dy kanë simptoma të mbidozës”, tha menaxheri i qendrës së rehabilitimit të kafshëve.
Trajtimi i zogjve konsiston në procesin intravenoz të lëngjeve për të hequr të gjitha substancat psikoaktive nga organizimi i tyre.
“Nuk kemi arsye të qarta pse pilulat ishin shpërndarë nëpër park”, tha një zyrtar, duke shtuar se “të dy zogjtë po shërohen plotësisht.”