Autoritetet italiane kanë shkatërruar një bandë kriminale e specializuar në grabitjen e bizneseve të lojërave të fatit me veprim në provincat e Trentos, Milano, Brescia e Bergamo.
Në pranga janë vënë 9 persona: 6 shqiptarë, 2 italianë e 1 serb.
Operacioni policor i koduar me emrin shqiptar “Baba e biri” ka zbardhur se kjo bandë është autore e 20 grabitjeve. 13 prej të cilave janë biznese të lojërave të fatit si dhe të 7 automjeteve luksoze. Vlera monetare e grabitur nga makinat e lojërave të fatit llogaritet të jetë rreth 100 mijë euro.
Hetimet e këtij operacioni kanë nisur në nëntor të 2018 pas grabitjes së një lokali në qytezën Borgo Chiese.
Sipas autoriteteve italiane kjo bandë vepronte në mënyrë skrupuloze e të artikuluar duke përdorur automjete të përshtatshme për grabitjen e makinave të lojërave të fatit. Grabitjet janë kryer në rajonet e Lombardisë, Emilia Romagna e Trentino.
7 nga anëtarët e bandës janë vënë nën pranga e 2 të tjerë në arrest shtëpiak.
Shqiptarët e dënuar me burg janë:
Endri Caushaj
Ardian Muca
Bledar Bashmeta
Besart Mehmeti