Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Autostradën “Ibrahim Rugova” në Kosovë, nga i cili kanë ndërruar jetë dy shtetas të Shqipërisë.
Policia nuk ka zbardhur ende identitetin e viktimave, ndërsa mësohet se nga aksidenti kanë mbetur edhe katër të lënduar, edhe këta shtetas të Shqipërisë sipas kreut të Komunës së Suharekës ku ka ndodhur aksidenti, Bali Muharremaj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Peqan në autostradë, kurse rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta.