Një 35-vjeçar ka humbur tragjikisht jetën në Itali. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:50 të së premtes në Brescia.
Mediat italiane shkruajnë se Redian Abllanica, humbi kontrollin e skuterit dhe përfundoi jashtë rrugës duke u përplasur me trotuarin. Dëmtimet ishin shumë të mëdha për të riun, i cili humbi jetën në vendin e ngjarjes.
Mësohet se Abllanica jetonte në Rossano Veneto të Vicenza-s dhe në momentin e aksidentit po shkonte në shtëpi. Sipas hetimeve të deritanishme, në aksident nuk është përfshirë asnjë mjet tjetër. Shkak dyshohet shpejtësia me të cilën është futur i riu në rrethrrotullim.