Kryesore Tragjedi në Pogradec, nënë e bijë mbyten në rezervuar

Tragjedi në Pogradec, nënë e bijë mbyten në rezervuar

Fshati Alarup

Tragjedi në Pogradec, ku dy persona kanë humbur jetën pasi janë mbytur në rezervuarin e fshatit Alarup.

Të mbyturat janë nënë e bijë, banore të fshatit. Burime nga vendi i ngjarjes pohojnë se nëna dhe vajza kanë qenë duke punuar në arë.

Vajza që mendohet të jetë 9 ose 10 vjeç, ka rënë aksidentalisht në rezervuar.

Menjëherë nëna e vajzës është futur pas saj ta shpëtojë, por nuk ka mundur, duke humbur jetën bashkë me vajzën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.