Kuriozitete Fshati ku fëmijët kanë një këngë për çdo emër

Fshati ku fëmijët kanë një këngë për çdo emër

Fshati Kongthong, në verilindje të Indisë ka një traditë unike që është transmetuar brez pas brezi. Aty njerëzit  nuk e quajnë njëri-tjetrin me emrin e tyre. Në vend të kësaj, ata thërrasin duke përdorur këngë, melodi unike, të drejtpërdrejta, të cilat i ngjajnë zogjve.

Në këtë fshat malor tingujt dhe meloditë e tyre bëjnë jehonë nëpër xhungël. Ata i thërrasin njëri – tjetrit me këngë. Preferojnë t’ju këndojnë fëmijëve për të ngrënë. Çdo këngë e tyre është unike dhe secila i referohet një individi specifik. Kjo praktikë e njohur në gjuhën e tyre si “Jingrwai lawbei”, do të thotë se secilit individ i jepet një emër muzikor përkrah atij më tradicional.

Kjo është një praktikë për nder të gruas mitike që themeloi së pari komunitetin dhe bëhet fjalë për një fshat matriarkal, ku prona kalohet nga nëna tek vajzat. Kur një fëmijë vjen në jetë, nëna u jep atyre një këngë dhe babai gjithashtu dhe krijohen dy versione, një më i gjatë që përdoret për t’u thërritur në pyll dhe një tjetër 30 sekonda për në shtëpi.

Konsiderohet e veçantë sepse melodia ose kënga jeton për aq kohë sa njeriu është gjallë dhe konsiderohet si një vepër dashurie ndaj fëmijëve. Nuk përdoret vetëm në momentet kur ata bëjnë diçka të gabuar dhe thyejnë zemrën e prindërve.

Por moderniteti dhe hapja e këtij fshati ndaj arritjeve të reja të teknologjisë ka çuar në zbehjen e kësaj tradite sot.