Kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste tha se ministrat që kanë 5 vite në qeveri do të largohen. Kreu i qeverisë tha se në kabinet do të ketë 50 % gra.
Ministrat që kanë 5 vite në kabinet janë, Lindita Nikolla, Damian Gjiknuri, Ditmir Bushati, Arben Ahmetaj, Niko Peleshi, Sonila Qato, Mirela Kumbaro.
“Ata janë një pjesë e mirë e kësaj familje, mund të mbaja një fjalë për të gjithë.
Largohet ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, e zëvendëson Besa Shahini
Dua ta filloj me Linditën sepse në asnjë mënyrë e vërteta nuk është ajo që duket në këtë moment, por ajo është qënë në qendër të ciklonit dhe për më tepër dhe nuk dua që ta harrojë njëri se askush nuk kërkoi ndyshimin e ministres, apo qeverisë, reforma në arsim është një nga reformat më të plota të arsimit.
Largohet ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, e zëvendëson Anila Adenaj
Nëse sot shifrat janë të atilla që Shqipëria pati një sukses në tregjet e kapitaleve në botë, merita kryesore i takon ministrit të Financave, Arben Ahmetaj. Ministrja e re do të jetë Anila Adenaj, është drejtuesja aktuale e fondit të sigurimit shëndetësor.
Largohet ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, e zëvendëson Genc Caka
Ditmir Bushati ka padiskutim edhe ai merita të pamohueshme në të gjithë rrugën e deritanishme. Është koha që Ditmiri t’i përkushtohet Shkodrës me kohë të plotë. Genc Caka do të jetë ministri i ri, është zv/ministri aktual.
Largohet ministri i Energgjisë Damian Gjiknuri, e zëvendëson Belinda Balluku
“Dua të them dy fjalë për Damian Gjiknurin pasi për fat të keq ajo që ka ndodhur së fundmi ka errësuar padrejtësisht kontributet. Gjiknuri është ministri që ka lënë shenjë të pashlyeshme me reformimin rrënjësor të shërbimit të energjisë. Pa Damian ajo reformë do të ishte e pamundur dhe askush tjetër ndër ministra nuk i ka kapacitet e tij drejtuese dhe menaxhuese. Është një investim i padiskutueshëm i Partisë Socialiste”.
Largohet Niko Peleshi, e zëvendëson Bledi Çuçi
“Niko ka qenë një bashkëpunëtor që të gjithë do të donin ta kishin”.
Largohet Mirela Kumbaro, e zëvendëson Elva Margariti
“Edhe Mirela Kumbaro meriton të gjithë respektin për punën që është bërë. Trashëgimi kulturore sot është më në kujdes se asnjëherë tjetër. Mirela do të zëvendësohet nga Elva Margariti është këshilltare në Kryeministri dhe koordinatore kombëtare e projektit të 100 fshatrave”.
Largohet ministrja e Sipërmarrjes Sonila Qato,e zëvendëson Eduard Shalsi
“Dua të falenderoj Sonila Qaton, do të lërë kabinetin për të marrë një detyrë tjetër dhe në vend të Sonilës do të emërohet Eduard Shalsi për të vënë në funksion eksperiencën e tij me sipërmarrjen”.
Elisa Spiropali të bëhet ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Largohet Senida Mesi e zëvendëson Erion Braçe
Erion Braçe do të jetë zv/Kryeministri i ri i qeverisë.
“Erioni do të ketë të gjithë autoritetin të ndjekë procesin e transformimit të shërbimeve, në shërbime për njerëzit, në shërbime dinjitoze dhe për të dhënë kontributin e tij unikal në pastrimin e administratës nga hajdutët, parazitët dhe gjithfarëlloj fundërrinash. Erioni do të udhëheqë zbatimin e programeve të veçanta, siç ka udhëhequr programin për adresimin e 8 kërkesave të studentëve”.
Ndërsa për dy ministrat Blendi Klosi dhe Ogerta Manastirliu kanë afat deri në fund të Qershorit.