Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka është bërë nënë për herë të dytë.
Këtë të shtunë bëhet me dije se ministrja ka sjellë në jetë vajzën e saj të dytë. Vogëlushja gëzon shëndet të plotë, ndonëse emri mbetet ende i pazbuluar.
Ndërkohë që në muajin maj, kur u mësua lajmi i shtatzënisë së dytë, Xhaçka nuk u shkëput nga posti drejtues, përkundrazi ka qenë aktive deri në ditën e fundit të shtatzanisë, duke marrë pjesë në çdo senacë parlamentare.