Aktualitet Felaj paralajmëron deputetët: Kujdes nga telefonatat që merrni nga burgu, do keni...

Felaj paralajmëron deputetët: Kujdes nga telefonatat që merrni nga burgu, do keni pasoja

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Ermonela Felaj bëri një paralajmërim për deputetët që të kenë kujdes lidhur me telefonatat që marrin nga burgu.

“Deputetët duhet të kenë kujdes me telefonatat me të burgosurit, pasi mund të ketë pasoja me vonë”, deklaroi Felaj.

Gjithçka pasi i interesuar për situatën e ndodhur në burgun e Shënkollit, deputeti i opozitës së re, Alban Zeneli pyeti drejtorin e përgjithshëm të burgjeve Agim Ismailin, lidhur me masat që marrin për policët e burgjeve që dhunojnë të burgosurit.

Kjo pasi ai tha se pak ditë më parë në burgun e Shënkollit ka pasur një ngjarje ku janë dhunuar në gjendje të rëndë dy të burgosur, “kjo gjë më është komunikuar me telefon dhe kam marrë dijeni se janë në gjendje të rëndë”.