Flokë të gjatë, mjekër të ndyrë dhe pamje të hutuar …Kjo është ajo që dukej te një 25-vjeçar kur hyri në një klub të hënën në fshatin holandez te Ruinerwold.
Ai shpëtoi nga një pronë afër, ku jetonte me babanë e tij dhe pesë motrat e vogla në bodrum, të izoluar plotësisht nga bota e jashtme për nëntë vjet, u tha ai personave në lokal që mbetën të befasuar.
Policia në provincën Drenthe nxitoi në pronë dhe zbuloi tmerrin: një shkallë poshtë dollapit të dhomës së ndenjes i çoi në një dhomë të mbyllur, ku gjeti anëtarët e familjes të përshkruar nga djali i tyre më i madh në moshë. Fëmija më i vogël ishte 16 vjeç, ndërsa nuk kishte asnjë shenjë të nënës së tyre.
Rasti ka tronditur Hollandën. “Të gjitha skenarët janë të mundshëm”, njoftoi policia të martën përmes Twitter.
Mediat hollandeze raportuan se babai dhe fëmijët në bodrum po prisnin “fundin e botës”. Fëmijët nuk e dinin që kishte njerëz të tjerë në botë.
Një fqinj i tha gazetës AD se ai kishte parë vetëm një njeri në kopshtin e shtëpisë i cili mbante dhi, pata, si dhe mbillte perime.
“Këmbët më dridhen. Burri ishte atje çdo ditë. Unë nuk kisha asnjë ide për fëmijët. Jam i befasuar plotësisht”, tha një fqinj që jetonte vetëm 200 metra larg.
Policia ka arrestuar një burrë 58-vjeçar, por nuk dihet nëse ai është një baba monstruoz.