Roland Hysi, gjyqtari i Gjykatës së Fierit, i cili kërkoi favore seksuale nga një nënë e divorcuar është dënuar nga Krimet e Rënda me 3 vite heqje lirie.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, vitet e dënimit u reduktuan nga 4.5 në 3. Po kështu, Hysit i është hequr edhe e drejta e funksioneve publike për 5 vite.
Gjyqtari u përfshi në një skandal disa muaj më parë pas një denoncimi të një emisioni ivestigativ, ku nëna e divorcuar, deklaroi se gjyqtari i kishte kërkuar seks dhe para për t’i dhënë kujdestarinë e vajzës.