Turqia dhe Shtetet e Bashkuara kanë arritur një marrëveshje për ndalimin e luftës në Siri për 120 orë. Gjatë kësaj kohe, SHBA-të do të favorizojnë evakuimin e luftëtarëve kurdë nga zona e sigurisë që është rënë dakord me Ankaranë. Lajmin e dha zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence pas takimit me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.
Turqia do të mbajë një zonë sigurie rreth 32 km (20 milje) përtej kufirit të saj në Siri.
Pak përpara konferencës për shtyp Presidenti Trump shkruante në një postim në Twitter: “Lajme të shkëlqyera nga Turqia. Faleminderit Erdogan. Miliona jetë do të shpëtohen!”
Presidenti amerikan do ti heqë sanksionet ndaj Turqisë pas armëpushimit.
Sulmi ka krijuar një krizë të re humanitare në Siri. 200 mijë civilë po largohen nga vendi, ndërsa ka krijuar gjithashtu shqetësim të madh mbi sigurinë e mijëra luftëtarë të Shtetit Islamik të braktisur në burgjet kurde. Situata në Siri ka nxitur kritika ndaj presidentin Donald Trump.
Trump është akuzuar për braktisje të luftëtarëve kurdë, partnerët kryesorë të Uashingtonit në betejën për të çmontuar kalifatin e vetëdeklaruar të Shtetit Islamik në Siri, me vendimin për të tërhequr trupat nga kufiri ndërsa Ankaraja nisi ofensivën e saj më 9 tetor.
Trump i doli në mbrojtje vendimit të tij të mërkurën të cilin e cilësoi “të shkëlqyer nga pikëpamja strategjike”. Ai tha se besonte se Pence dhe Presidentin Erdogan do të zhvillojnë një takim të suksesshëm, por paralajmëroi se nëse kjo nuk ndodh do të ketë sanksione e tarifa që “do të jenë shkatërruese për ekonominë turke”.