Këshilli Evropian ka publikuar vendimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në dokumentin thuhet se KE do t’i rikthehet çështjes së zgjerimit përpara samitit BE-Ballkan Perëndimor në Zagreb në maj 2020.
Liderët e Bashkimit Evropiane kanë zhvilluar një debat të gjatë deri në orët e para të mëngjesit të së premtes, duke mos arritur në një marrëveshje.
Kjo për shkak të vetos të vendosur nga Franca.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron thotë se përparimet e bëra nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk mjaftojnë për të hapur negociatat.
Në një konferencë pas përfundimit të samitit, Macron tha se ka shumë probleme me çështjen e emigracionit të paligjshëm.