Histori Pirati shqiptar që sundoi Mesdheun për dekada të tëra

Pirati shqiptar që sundoi Mesdheun për dekada të tëra

Një nga faqet më intriguese të historisë është ai i Detit Mesdhe gjatë periudhës 1500-1650. Në fillim të kësaj periudhe, një pirat shqiptar i njohur me nofkën “Barbarossa” ndihmoi Perandorinë Osmane të themelojë dominimin e saj nëpërmjet detit Mesdhe.

Barbaros Hayrettin-Pasha ose thjesht Kapiten Barbarosa është një nga komandantët më të famshëm të Marinës Osmane dhe një nga piratët më të famshëm që lundroi Detin Mesdhe.

Taktikat e tij legjendare dhe njohuritë ushtarake bëri që të fitonte merita të mëdha nga sulltani i tij si dhe kundërshtarët. Statuja e tij qëndron sot pranë Muzeut Detar turk i rrethuar nga dy anët nga piratë që e ndihmuan atë.

Barbarosa ishte një burim frike në Mesdhe. Ai do të mbahet mend si komandanti i parë detar i flotës osmane, por edhe si një luftëtar i talentuar që mundi ushtrinë e famshme spanjolle.

Vëllezërit piratë

Barbarosa, emri i  të cilit është Hajredin lindi në vitin 1478 në ishullin e Egjeut, Lezbos, nga një baba shqiptar, Jakup Aga dhe nënë greke, Katerina. Ai erdhi nga një familje prej 4 djemsh dhe dy vajzash.

Fillimet e karrierës të një “ujku detrash”, siç quhej ndryshe Hajredin Barbarossa, në të vërtetë janë të lidhura me vëllain e tij, Oruc.

Oruc u bashkua me ushtrinë osmane dhe ishte një anëtar i ekuipazhit të parë të Marinës, i kapur nga Kalorësit e Kryqëzatave. Ai mbeti në robëri për dy vjet, për t’u bashkuar më pas me vëllain e tij Hajredin në ishullin Djerba, në brigjet e Tunizisë, e kjo pas arratisjes.

Nuk kaloi shumë dhe vëllezërit zbuluan talentin e tyre për pirateri. Grabitja e anijeve spanjolle fitoi një reputacion të fortë, derisa bënë një pakt me Mbretin e Algjerisë për të rrëmbyer pikërisht këto anije.

Ai e përdori reputacionin e tij si armë për të ngjitur fronin mbretëror në 1516, ku të dy vëllezërit morën Algjerinë.

Ngritja e Barbarosas

Ishte pikërisht Algjeria vendi ku Hajredin Barbarosa do të ndërtonte karrierën e tij politike. Ai së pari mori mbështetje nga sulltani osman Sulejmani i Madhërishëm, i cili i dërgoi atij dy mijë jeniçerë (këmbësorë) në këmbim të territorit algjerian.

Me mbështetjen e osmanëve, Barbarosa u kthye përsëri në det.

Kur spanjollët pushtuan ishujt grekë të udhëhequr nga otomanët, Sulltan Sulejmani i bëri thirrje Barbarosas për ndihmë, dhe ai u hakmor duke mposhtur ushtrinë e madhe spanjolle. Fitorja e tij i dha atij pozicionin e Admiralit të Flotës Osmane.

Hakmarrje e madhe

Sidoqoftë, suksesi dhe lavdia e Hajredin Barbarosas ishte jetëshkurtër. Qysh në vitin 1534, Charles i 5 u angazhua për hakmarrje ndaj tij, edhe pse Hajrudin e Algjerisë e drejtoi ushtrinë e tij dhe pushtoi anijet spanjolle dhe kapi qytetet bregdetare.

Në vitet në vijim, Barbarosa pushtoi të gjitha portet në Detin Mesdhe me 150 anijet e saj. Ai i vërtetoi aftësitë e tij në 1538, kur u ndesh dhe me një flotë më e fortë e venedikasve.

Në vitin 1538 u zhvillua beteja e Prevezë. Barbarosa mundi Aleancën e Shenjtë të drejtuar nga Andrea Doria. Nga këtu u themelua dominimi osman gjatë gjithë Detit Mesdhe për dekada të tëra.

Hajredin Barbarosa do të mbahet mend si një hero i madh në historinë muslimane. Ai u tërhoq nga shërbimi në 1545, kur shkroi kujtimet e tij në Stamboll.

Ai ndërroi jetë në Stamboll më 4 korrik 1546 dhe prehet në mauzoleun e tij që mban emrin e tij.

Tre fjalë arabisht lajmëruan momentin e vdekjes së tij: “Shefi i detit vdiq”.

Por edhe pse kanë kaluar disa shekuj, historianët ende nuk janë në gjendje të vendosin nëse ai ishte një pirat apo admiral.

Një përmendore e madhe e Barbarosës, gjendet sot në lagjen Beshiktash, pranë Muzeut Detar të Turqisë, në Stamboll. Gjithashtu edhe një nga Bulevardet kryesore të Stambollit mban emrin e tij.