Bota Clinton: Rusia po mbështet një demokrate për të ndihmuar Trump

Clinton: Rusia po mbështet një demokrate për të ndihmuar Trump

Ish-sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton denoncoi faktin se rusët po mbështesin dikë në radhët e partisë demokrate në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Clinton theksoi se Rusia po përgatit këtë kandidate që ajo të garojë për një parti të tretë, në mënyrë që të ndajë votuesit liberal dhe të ndihmojë rizgjedhjen e Donald Trump.

“Është e preferuara e rusëve”, tha Clinton pa përmendur emrin e kandidates. Por mediat amerikane e kanë identifikuar duke këmbëngulur se bëhet fjalë për deputeten e Hawaii-t, Tulsi Gabard, e cila është akuzuar për marrëdhënie të ngushta me Rusinë në të kaluarën.

“Unë nuk jam duke bërë ndonjë parashikim, por unë mendoj se ata i kanë sytë te dikush që është mes të favorizuarve demokratë dhe po kujdesen që ajo të jetë kandidatja e palës së tretë”, tha Clinton nw njw bashkëbisedim me ish-këshilltarin e Obamës, David Plouffe.

Gabbard reagoi duke thënë se këto ishin akuza të poshtra. Madje e cilësoi ish-zonjën e parë si mbretëreshën e shkaktarëve të luftës, e cila tani po organizonte një fushatë për t’i shkatërruar reputacionin.