Horoskopi Horoskopi, e martë 22 tetor 2019

Horoskopi, e martë 22 tetor 2019

Dashi

Kjo ditë do të sjellë rikuperim të ndjeshëm për të lindurit e kësaj shenje, duke qenë më e mirë në raport me ato që keni lënë pas, kur jeni përballur me jo pak vështirësi. Mundohuni që të jeni më optimist, sidomos në dashuri, pasi shumë shpejt ju pret një fazë pozitive. Do të ketë një rikuperim të ndjeshëm edhe në sferën profesionale, ndonëse do ju duhet të prisni pak.

Demi

Kjo e martë do ju gjejë nën ritmin e duhur, ku gjatë saj do të ketë ngadalësime dhe do të përballeni me disa pengesa. Mundohuni që të mos dekurajoheni, pasi bëhet fjalë për një periudhë kalimtare. Fundi i vitit do ju gjejë triumfatorë dhe do arrini që të merrni rezultatet e shpresuara në sferën profesionale.

Binjakët

Kjo periudhë është mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje, të cilët do të kenë mundësi që të zgjidhin problemet dhe ti përballojnë me buzëqeshje. Mundohuni që ti zgjidhni gjërat e mbetura pezull brenda muajit.

Gaforrja

Ju pret një ditë rikuperimi, pavarësisht ndikimit të kundërt të Saturnit, i cili vijon të ndihet. Këshillohet që të shmangni konfliktet, sidomos me të lindurit e shenjës së virgjëreshës dhe peshqve. Mund të keni dëshirë që të rishikoni disa aspekte të jetës suaj, përfshi edhe lidhur me ndjenjat.

Luani

Kjo e martë do ju gjejë disi të acaruar dhe konfliktual, gjatë së cilës do të doni të reagoni, pasi mendoni se po bëhen padrejtësi. Mundohuni që të mos e teproni me reagimet tuaja. Duhet të mundoheni që të sistemoni disa situata, të cilat janë ende pezull. Për këtë ditë, këshillohet që të jeni të qetë.

Virgjëresha

Do të jeni disi nervoz në sferën familjare, ndoshta për shkak të disa ndryshimeve me të cilat nuk po arrini të bini dakord. Megjithatë, nuk do ju mungojë dëshira që të shihni anët e mira, ndaj bëni kujdes.

Peshorja

Kjo ditë do të jetë tejet pozitive dhe gjatë saj do të ketë rikuperim sa i takon marrëdhënieve ndërpersonale. Do të keni mundësi që të jetoni emocione të reja pozitive. Parashikohet një periudhë e bukur me afrimin e fundit të muajit, periudhë në të cilën Hëna do të hyjë në shenjën tuaj.

Akrepi

Ju pret një e martë e mbushur me nervozizëm, gjatë së cilës mund ta teproni me reagimet tuaja, veçse rrezikoni që të pendoheni. Duhet të tregoheni më të kujdesshëm. Është mirë që të mos e teproni për shkak të ndonjë diskutimi që keni pasur së fundmi.

Shigjetari

Do të gjeni më shumë hapësirë për dashurinë dhe ndjenjat gjatë kësaj dite. Mundohuni që të gjeni kohën e duhur për njerëzit që doni dhe për të bërë më shumë gjëra bashkë si dhe për të programuar diçka të pazakontë, në mënyrë që të përjetoni emocione të bukura.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite bëni mirë që të jeni të kujdesshëm ndaj gjithçkaje që bëni, por kryesisht në gjithçka që shkakton përdorimi i parave. Bëni kujdes me shpenzimet. Duhet t’iu përkushtoheni projekteve për të ardhmen, të cilët do të dalin në pah shumë shpejtë.

Ujori

E marta do të jetë e mbushur me nervozizëm dhe gjatë saj mund të ketë një sërë konfliktesh dhe diskutimesh. Mundohuni që të mos e teproni dhe të mos reagoni ndaj provokimeve. Po ashtu duhet të menaxhoni më mirë raportet me të tjerët. Nga ana tjetër mund të ndjeni lodhje fizike.

Peshqit

Kjo ditë do të jetë nën ritmin e duhur sa i takon dashurisë, ndjenjave dhe raporteve me të tjerët. Mundohuni vetëm që të jini të matur ndaj asaj që do të thoni dhe mbi të gjitha, se si do e thoni. Bëhet fjalë për një fazë kalimtare, e cila do të përmirësohet gjatë fundit të muajit.