Bota Pas dështimit të Netanyhut, rivali Gantz mandatohet të formojë qeverinë

Pas dështimit të Netanyhut, rivali Gantz mandatohet të formojë qeverinë

Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin i dha mbrëmë ish-shefit të ushtrisë Benny Gantz, të partisë Blu e Bardhë, mandatin për të krijuar qeverinë e re.

Mandati për krijimin e qeverisë shkoi për drejtuesin e opozitës, pasi kryeministri Netanyahu nuk arriti të krijonte kabinetin e ri sepse nuk gjeti mbështetje nga partitë e tjera.

Netanyahu kërkoi dhe mbështetjen e Gantz për krijimin e qeverisë, por ai nuk pranoi.

Gantz, kështu, ka 28 ditë kohë për të formuar koalicionin e ri që do të drejtojë Izraelin, nëse nuk do t’ia dalë vendi shkon sërish në zgjedhje.