Aktualitet U skualifikua nga gara për kryeprokuror, rrëzohet padia e Lulzim Alushajt

U skualifikua nga gara për kryeprokuror, rrëzohet padia e Lulzim Alushajt

Gjykata Administrative e Apelit rrëzoi padinë e Lulzim Alushajt, i cili u skualifikua nga gara për kryeprokuror. Në këtë mënyrë zhbllokohet dhe procedura për përzgjedhjen e kandidatëve për kryeprokuror.

Kandidatë për postin e kryeprokurorit janë prokurori i Krimeve të Rënda Olsjan Çela, prokurorja e Apelit të Tiranës Fatjona Memçaj, si dhe kryeprokurorja aktuale Arta Marku.

Në përfundim të seancës gatë një prononcimi për mediat, Alushaj tha se vendimmarrja e KLP për skualifikimin e tij është e cunguar dhe jo ligjore.

“Sot u shpall vetëm dispozitivi i cili është vendim për rrëzimin e kërkesë padisë. Do njihem me vendimin e gjykatës dhe Jam shumë kurioz të shoh argumentimin ligjor të këtij vendimi. Në këndvështrimin tim vendimmarrja e KLP është e cunguar dhe jo ligjore. Kjo Do të ketë pasoja sepse është një akt precedent shumë i rrezikshëm edhe në marrëdhëniet e tjera që qytetarët e Republikës do të hyjnë me administratës publike.  Jemi përpara një vendimi gjykate Apeli që ka dhe një vendim orientues për gjykatat e tjera ku i është thënë në vendimin sot çdo autoriteti që afatet që vendosen në ligj ju mund t’i modifikoni sipas kënaqësive të momentit dhe nevojave që keni gjatë shqyrtimit të akteve administrative”, tha Alushaj.