Një numër i madh operatorësh të RENEA-s dhe FNSH-së sëbashku me pjesëtarë të anti-terrorit kanë shkuar në Gjirokastër dhe Kakavijë gjatë dy ditëve të fundit për të parandaluar çdo tension të shkaktuar nga ekstremistët greke për përvjetorin e vrasjes të Kostas Katsifas.
Ky i fundit u neutralizua nga RENEA teksa qëllonte me kallashnikov ndaj policisë shqiptare.
Që prej të enjtes në kufi kalohet me shërbim të përforcuar për të mos lejuar që të kalojnë në doganë ekstremistët e shpallur “non grata” si dhe personat me precedentë.
Si autoritetet shqiptare ashtu edhe ato greke po bashkëpunojnë në shkëmbimin e informacioneve për shtetas grekë që do të hyjnë në territorin shqiptar në ceremoninë përkujtimore të Kacifas.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se forcat e Anti-terrorit dhe ato speciale RENEA e FNSH kanë zbarkuar në Gjirokastër për të shmangur incidente apo sjellje provokuese të ekstremistëve.