Juventusi konfirmoi një marrëveshje të re me “Jeep”, që është edhe sponsori i italianëve, nga ku bardhezinjtë do të përfitojnë plot 42 milionë euro në vit.
Këto përfitime e bëjnë Juventusin të kalojë në vendin e shtatë, për sa i përket ekipeve të futbollit, që përfitojnë më shumti nga sponsorët. Fronin e mban padyshim Reali i Madridit, me këta të fundit që marrin plot 70 milionë euro nga “Emirates”.
Pas madrilenëve vjen Manchester United, me 66 milionë euro, të cilat paguhen nga “Chevrolet”. Barcelona plotëson podiumin, me 55 milionë eurot që merr nga “Rakuten”.
Më pas, vjen PSG dhe dyshja londineze Chelsea-Arsenal. Juventus, Liverpool, Manchester City dhe Bayern plotësojnë top 10.