Ishte gjahtar me eksperiencë, dhe në dylbinë tij kishte shënjestruar një ekzemplar dreri që mendonte se do të ishte një trofe i përkryer.
Por paksa pakujdesia, zgjuarsia e drerit dhe ndoshta rebelimi i natyrës e përmbysën totalisht situatën e një 66-vjeçari amerikan nga Arkansas.
Pasi kishte shtënë mbi kafshën, Thomas Alexander kishte shkuar pranë drerit për ta tërhequr në makinën e tij. Një gabim fatal, sipas kolegëve të tij. “Duhet të priste të paktën 30 minuta para se të shkonte ta merrte, për të qenë i sigurte se ka ngordhur”, thotë Keith Stephens, kreu i Shoqatës së Gjahtarëve të shtetit amerikan.
Këshilla do t’ i kishte shpëtuar jetën Thomas. Sapo gjahtari i paduruar u afrua, kafsha që gjendej përtokë u ngrit në këmbë dhe iu vërsul duke e goditur disa herë.
“Në 20 vjet gjueti nuk kisha parë diçka të tillë”, pohon një koleg.
Gjahtari arriti të telefononte për të kërkuar ndihmë, por nuk arriti të mbijetonte, ndërkohë që nuk dihet fati i drerit të zgjuar.