Problemet e Milanit të këtij sezoni duket se nuk kanë të mbaruar, por Paolo Maldini ka kërkuar të qetësojë tifozët duke thënë se prezenca e tij dhe e Zvonimir Boban në klub janë garanci se kuqezinjtë kërkojnë t’i rikthehen fitoreve shumë shpejt.
“Kjo është një periudhë delikate, por bën pjesë në procesin e rritjes, pasi në vitet e fundit ka ndërruar disa herë pronësia dhe kjo i ka bërë keq ekipit. Unë dhe Boban jemi garanci që Milani do të rikthehet shpejt aty ku i takon, pasi të jeni të bindur që nëse Elliot dëshiron të fitojë pas 15 vitesh, ne largohemi të parët”, deklaroi Maldini.
Më pas, kapiteni legjendar i kuqezinjve foli edhe për ndryshimin në pankinë, me largimin e Giampaolos dhe zëvendësimin e tij me Piolin.
“Nuk e kishim menduar ndryshimin kaq shpejt në pankinë, por vendimi për të larguar Giampaolon ishte i ndarë me të gjithë drejtuesit e klubit. Kur gjërat nuk shkojnë mirë, është më mirë të ndryshosh shpejt, sesa të presësh mesin e sezonit”, tha drejtuesi i klubit kuqezi.