Presidenti i Kosovës mbajti një fjalim këtë të shtunë në samitin e Paqes së Europës Juglindore që po mbahet në Tiranë. Thaçi deklaroi se paqja në Ballkanin Perëndimor, varët shumë ga paqja mes Kosovës dhe Serbisë.
Thaçi deklaroi se qytetarët kosovarë po paguajnë çmimin e rëndë të mos-hapjes së negociatave.
“Ne kemi qenë të gatshëm që të shtrijmë dorën për marrëveshje. Paqja e Ballkanit Perëndimor në masë të madhe varet nga paqja mes Kosovës dhe Serbisë, pra nga një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila nuk ka si të mos të përfundojë pa njohjen reciproke si dy shtete të pavarura dhe sovrane. Kjo marrëveshje ka dhe anën tepër të rëndësishme të shtytjes politike dhe ekonomike nga ana e Bashkimit Evropian. Jemi të vetëdijshme për hamendjet, dyshimet dhe ngecjet e Brukselit ndaj vendeve të Ballkanit Ne në Kosovë po paguajmë çmimin e rëndë të shtyrjes së liberalizimit e vizave për qytetarët e Kosovës. Jam i sigurt që tërë kjo as për ne në Kosovë, dhe as për në Shqipëri apo RMV nuk shkakton hamendje dhe dyshime dhe ngecje si duhet të sillemi tash e tutje në raport me BE-në. Ne duam të bëhemi shtet anëtarë të BE-së. Sa më mirë do të ishte që të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor sëbashku do të inkuadroheshim në BE. Ne ndërkohë do duhet të zgjidhnim të gjitha problemet dhe mosmarrëveshjet që kanë shtete tona me njëra-tjetrën. Skena politike kosovare do vazhdojë punën me BE”, tha Thaçi.
Ndër të tjera ai deklaroi se edhe qeveria e re në Kosovë që pritet të krijohet së shpejti do të fillojë sa më parë punën për dialogun me Serbinë, falë edhe bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian.