Aktualitet Kërkonte favore seksuale, KLGJ nuk rikthen në detyrë ish-gjyqtarin Boci

Kërkonte favore seksuale, KLGJ nuk rikthen në detyrë ish-gjyqtarin Boci

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtarit të Gjirokastrës Guximtar Boci për ta rikthyer në detyrë.

Boci kishte bërë kërkesë për të hyrë përsëri në sistemin e drejtësisë, pas përfshirjes së tij në aferën seksuale. Por, në mbledhjen e sotme të KLGJ, u refuzua kërkesa e Guximtar Bocit për rikthimin në detyrë.

Në Tetor të vitit 2016, emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi video- skandalin ku kryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër Guximtar Boci, kërkonte favore seksuale duke shfrytëzuar postin si kryetar i kësaj gjykate.

Një ditë pas denoncimit të këtij skandali në atë kohë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë shkarkoi dhe pezulloi nga detyra Guximtar Bocin, ndërsa Prokuroria nisi hetim ndaj tij.