Zyrtarët amerikanë thanë se trupi i kreut të IS-it, Abu Bakr al-Baghdadi u varros në det, pa u dhënë detaje të reja për përfundimin e tij.
Kurdët sirianë pretendojnë se ishin burim kryesor i inteligjencës që i çoi amerikanët deri tek Baghdadi, ndërsa Trump ka thënë se direktivat nga radarët ajror janë dhënë nga Turqia dhe Rusia.
Eliminimi i tij erdhi pas disa viteve të gjurmimit të udhëheqësit brutal që për pesë vite ushtruan terror në pjesën më të madhe të Irakut dhe Sirisë.
Të dhëna më të hollësishme për vendndodhjen dhe rrjedhën e funeralit nuk u njoftuan. Milley bëri të ditur vetëm se “eleminimi” i kufomës së al-Bagdadit ishte bërë “në mënyrë të përshtatshme” dhe kishte përfunduar. Edhe kufoma e liderit të Al-Kaida-s, Osama bin Laden, i cili u vra në një operacion ushtarak amerikan në Pakistan në vitin 2011, gjithashtu u varros në det.
Hedhja e trupit të pajetë në det është praktikë e njohur për agresorë të cilët edhe pas vdekjes ka rrezik që varri i tyre të jetë pikë tubimi për mbështetësit.