Extra Këngëtarja ukrainase tregon pse këndoi shqip në “The Voice of Greece”

Këngëtarja ukrainase tregon pse këndoi shqip në “The Voice of Greece”

Në “The Voice of Greece” këngëtarja ukrainase Angelina Statyeva ka kënduar shqip këngën “Lule lule” duke tërhequr kështu vëmendjen e jurisë greke, të cilët janë mahnitur duke u kthyer të katërt.

Këngëtarja ukrainase nuk ka kënduar në një shqipe të kulluar dhe kjo është mese e kuptueshme por e pyetur nga “Anabel.al”, Angelina ka treguar arsyen përse zgjodhi pikërisht këtë këngë.

Këngëtarja është shprehur se pëlqen shumë traditën dhe kulturën ballkanase, përfshirë edhe atë shqiptare, prandaj zgjodhi një këngë shqip, e cila i solli dhe shumë fat.