Një javë pasi u zbuluan të nominuarit dhe një muaj para ceremonisë së ndarjes së çmimeve, Leo Messi e bëri të qartë me “ekspozitën” e tij kundër Valladolidit se ai meriton të marrë Topin e Artë, të gjashtin në karrierë. Kompanitë e basteve nuk e kuotojnë si të pretendent, por “Marca” merr përsipër të listojë katër arsye pse Messi do ta fitojë Topin e Artë të vitit 2019.
Vit më i mirë se i Cristiano Ronaldos
Prej më shumë se një dekade, Messi dhe Ronaldo janë duke dueluar vit pas viti për të qenë lojtari më i mirë në botë. Në vitin 2019, argjentinasi ka shënuar më shumë sesa portugezi mes klubeve dhe kombëtares: 38 për Leon dhe 27 për Cristianon.
Kuotimi me vlerë të lartë
Rrallë herë kuotimi i tij ka patur këtë vlerë të lartë. Që Messi do të shpallet lojtari më i mirë i vitit nga “France Football” ka një koeficient 3.25 te “MARCA Apuestas”, një nga kompanitë që ofron shpërblimin më të madh. Kjo sigurisht që ka vlerë.
Handikapi i një mbrojtësi
Më i preferuari nga kompanitë e basteve për të fituar Topin e Artë është Virgil van Dijk (koeficienti 1.40). Qendërmbrojtësi i Liverpoolit ka në favor të tij suksesin në Champions League. Sidoqoftë, në 20 vitet e fundit vetëm një mbrojtës e ka marrë këtë trofe: ishte Cannavaro në vitin 2006, kur fitoi Kupën e Botës.
Ka fituar “The Best”
Në tre vitet e fundit një rregull është përmbushur: lojtari i cili është vlerësuar më i miri nga FIFA, ka marrë edhe Topin e Artë. Kjo ndodhi me Cristiano Ronaldo në vitet 2016 dhe 2017 dhe me Luka Modricin në vitin 2018. Shtatorin e kaluar, Messi mori çmimin “The Best 2019”.