Kryesore Soreca: Kontrolli nga AMA i medias online do të kishte efekt negativ

Soreca: Kontrolli nga AMA i medias online do të kishte efekt negativ

Bashkimi Europian vijon të ketë në vëmendje inisiativat e qeversië për të ndryshuar legjislacionin e shërbimeve mediatike.

Dhe Komisioni Europian ndan shqetësimin për zgjerimin e gamës së kompetencave të AMA në regullimin mediatik online.

I pranishëm në forumin “Për zhvillimin e medias” ambasadori i BE-së Luigi Soreca nënvizoi se një vendim tillë mund të çojë në një efekt negativ të lirisë së shprehjes.

Luigi Soreca: Më lejoni tju sjell në vëmendje inisiativat e qeverisë për të ndryshuar legjilacionin e shërbimeve mediatike. BE ka kërkuar që këto inciaitive të jenë plotësisht në përputhje të plotë me shërbimet mediatike dhe audiovizuale të KE dhe me direktivat për tregtinë elektronike. Ne shikojmë versione të reja për të trajtuar disa nga këto shqetësime por më lejoni të them që kjo nuk mjafton, pasi përputhshmëria e plotë e këtyre ndryshimeve me lirinë e shprehjes dhe standardeve më të larta që ekzistojnë, por edhe trajtimi i çështjeve si keqinformimi ende duhet të vazhdojnë.

KE ndan shqetësimin me organizata të tjera ndërkombëtare lidhur me mungesën e sigurisë ligjore dhe me zgjerimin e gamës së kompetencës a përgjegjësive të AMA për të përfshirë rregullimin mediatik online. Ne jemi të mendimit që mund të çojë në një efekt negativ të lirisë së shprehjes. Ndaj kur vjen puna tek trajtimi i çështjeve si keqinformimi KE rekomandon qasje më pak të ashpra dhe të bauzara tek qasja e vetërregullimit, e cila së pari fuqizon gazetarët por dhe përdoruesit”.

Soreca i beri apel qeverisë që për të konsulohet me komunitetin e medias.

Luigi Soreca: “E kam thënë por dua ta ritheksoj: Lajmet e rreme janë të këqija, keqinformimi është I keq nuk ka asnjë pikëdyshimi por këto cështje duhen trajtuar në përputhshmëri dhe në respekt të plotë të lirisë së medias të lirisë së shprehjes dhe në mënyrë paralele me komunitetin e medias i cili pritet të konsultohet më tej me këto pr/ndryshime.”