Kryeredaktori i lajmeve në Ora News, Trazhgim Sokolaj, mendon se atentati në mbikalimin Shkozetit ku u plagosën tri persona, mes tyre edhe prokurori i Durrësit Arjan Ndoj ka nxjerrë në sipërfaqe një përplasje disa vjeçare mes grupeve kriminale në vend.
“E shikoj të vështirë për t’u hetuar dhe për tu zbardhur si ngjarje. Është një ngjarje që ka nxjerrë në sipërfaqe një përplasje disa vjeçare, ndoshta 10 vjeçare mes grupeve të ndryshme të personave me precedentë, por edhe mes personave që kanë mbështetje nga biznesi, për prona në zonën e bregdetit.
Në këto zona më rezulton se janë dhënë edhe leje ndërtimi për komplekse nga më të ndryshmet. Një nga këto raste është edhe rasti që Ndoj po hetonte dhe që u bë shkak për një përplasje publike mes tij dhe qeverisë”, tha Sokolaj në emisionin “Tempora”.