Kulturë Historia e panjohur e këngës “Twist Again” nga Aleksandër Gjoka

Historia e panjohur e këngës “Twist Again” nga Aleksandër Gjoka

Nata e katërt e spektaklit muzikor “Këndo Këngën time” në Vizion Plus, pati si protagonist të sajin, Aleksandër Gjokën.

Aleksandër Gjoka zbuloi shumë rreth karrierës së tij artistike.

Në një ndër rrëfimet zbuloi anën e panjohur të historisë që lidhej me këngën “Twist Again”, i pyetur nga moderatori Ardit Roshi, Gjoka u shpreh: “Është fituese në festivalin e Pranverës në vitin 1993, me kompozim të Luan Zhegut dhe tekst të Alqi Boshnjakut, i cili nuk jeton më. Unë kam pasur një këngë të Markelian Kapedani, mirëpo Marku po e zvarriste,  po e zvarriste, dhe në një moment i them: “O Mark do e bësh apo mos të marrë pjesë fare…”

Ndërkohë që në anën tjetër Luan Zhegu ishte duke bërë Tëist Again por e kishte për një këngëtar tjetër që sot është në Amerikë, Gjergj Tase dhe  më thotë mua: “Sandër  meqenëse Marku po ta zvarrit këngën, a do vish me ne, jo i thashë unë. Nuk mund të vijë pa marrë leje nga kompozitori sepse janë caktuar. Në ujdi me atë, Marku më tha nuk kam kohë dhe shko te Luani, dhe kështu kënga përfundoi tek Aleksandër Gjoka”.

Kënga “Twist Again”, u shpall fituese e festivalit të Pranverës në vitin 1993 dhe mbeti në historinë e muzikës shqiptare si një ndër këngët më të bukura.

Gjithashtu Gjoka theksoi se ka afërsisht rreth 70-80 këngë të pa nxjerra nga arkiva që i ka bruto me kitarë  dhe me qetësi ai ka vendosur t’i sjellë për publikun nën orkestrimin e Elton Dedës.

“Lekë as s’kam as nuk më mbarohen, por synimi im është që emri im të shkruhet…”

“Gjithmonë kam patur brazdën time, jam ruajtur nga komerciale. Më janë afruar me bë, pa përmendur emra nuk kam pranuar sepse atëherë nuk jam Sandër Gjoka. Do marr disa lekë më shumë, por unë kam atë shprehjen “as nuk kam as nuk më mbarohen”, kështu që jam në rregull me atë pjesë.

Synimi im ka qenë gjithmonë e kam thënë edhe në intervista të tjera para shumë vitesh, që në murin e muzikës shqiptare të ketë dhe nja dy tulla ka qenë dhe ai Sandër Gjoka”, tha Gjoka.